Zlatan Ibrahimovic (1981) zyrtarisht gjatë ditës së enjte ka kompletuar transferimin e tij te Milani, që rikthehet për t’i ndihmuar Kuqezinjtë pas sezonit të vështirë që po kalojnë.
Ai në mbrëmjen e së enjtes është prezantuar pasi ka kaluar testet mjekësore, duke u fotografuar me fanellën me numrin 21 në krah të Maldinit dhe Bobanit.
Ndërkohë Milani ka depozituar kontratën e tij në Lega Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.