Milani ka njoftuar se ka shkarkuar Zvonimir Bobanin, derisa ka falënderuar atë për kontributin e dhënë në skuadër.
Në mediat italiane ishte raportuar ditë më parë se drejtori do të shkarkohej dhe ky vendim zyrtarisht ka hyr sot në fuqi.

Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka falënderuar legjendën e klubit për punën që ka bërë në skuadër.

“Duam ta falënderojmë Zvonen për përkushtimin e tij në këta nëntë muaj në klub dhe i dëshirojmë atij suksese në të ardhmen e tij. Tani duhet të kthejmë vëmendjen te ndeshjet tona që na vijnë. Stefano Pioli dhe stafi i tij janë duke bërë punë të mirë dhe jemi duke i përmirësuar paraqitjet e tona”, deklaroi Gazidis.