Juventusi ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Alvaro Morata (1992).

Zonja e Vjetër e kompletoi transferimin e sulmuesit spanjoll që edhe në të kaluarën kishte luajtur në Torino në vitet 2014-2016.

Lojtari 27-vjeçar do të jetë i huazuar te Juventusi nga Atletico Madridi në shumën e 10 milionë eurove me detyrim blerjeje në verën e ardhshme për 45 milionë euro.

Kjo shumë e transferimit do të paguhet brenda 3 viteve nga klubi italian, për të kompletuar kështu transferimin përfundimtar të Moratas.