Napoli ka njoftuar se Gennaro Gattuso (1978) është trajneri i tyre i ri.

Skuadra italiane njoftoi se ish-trajneri i Milanit e ka zëvendësuar Carlo Ancelottin që u shkarkuar mbrëmë.

Presidenti Aurelio de Laurentiis i ka dëshiruar mirëseardhje Gattusos në llogarinë e tij në Twitter: “Mirëserdhe Rino!”.

Derisa legjenda italiane ka thënë se është i gatshëm që ta drejtoj skuadrën dhe nuk ka frikë nga asgjë.

Nuk kam frikë nga asgjë. E di se do të punoj me njerëz me përvojë. Shpresoj që marrim rezultate të mira. Jam i gatshëm që të jap 100% dhe të shpërblej besimin e presidentit. Skuadra e di vetën se ku është dhe ne duhet të punojmë shumë”, ka thënë Gattuso.