Napoli ka shkarkuar zyrtarisht Carlo Ancelotti nga posti i trajnerit.

Klubi këtë e ka konfirmuar me një komunikatë zyrtare, menjëherë pas ndeshjes me Genk ku fituan 4-0, ku edhe kaluan tutje në mesin e 16 më të mirave të Evropës.

SSC Napoli ka vendosur të revokojë rolin e trajnerit të ekipit të parë nga Z. Carlo Ancelotti. Raporti i miqësisë, admirimit dhe respektit reciprok midis klubit, Presidentit të tij dhe Carlo Ancelotti mbetet i paprekur”, thuhet në deklaratë.