Anësori italian Matteo Politano (1993) ka kaluar te Napoli, në formë huazimi 18-mujor për 3 milionë euro me detyrim blerjejeqershor 2021 për 19 milionë euro të tjera plus 2 milionë euro bonuse.

Gjatë karrierës te Interi, ai ka luajtur 63 ndeshje duke shënuar 6 gola.

Jam i gatshëm dhe i gëzuar për aventurën time të re në një qytet të bukur me një bazë të madhe tifozësh. Mezi pres të dal në fushë me këto ngjyra! Faleminderit Interit për mundësinë që ma kanë dhënë. Vërtet dua t’u them lamtumirë të gjitha tyre që më kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim, bashkëlojtarët, stafin dhe bashkëpunëtorët”, ka deklaruar Politano.