UEFA ka konfirmuar se Prishtina nuk mund të përballet me Lincoln Red Imps në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Pasi kishin lojtarë të infektuar me Coronavirus, klubi bardhekaltër e ka humbur ndeshjen në tavolinë.

Prishtina ka bërë të ditur se kanë pranuar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë.

Skuadra nga Superliga e Kosovës kishte 8 lojtarë të infektuar me COVID-9, teksa kishte kërkuar ndihmë nga skuadrat e tjera kosovare që t’u huazonin lojtarë.

Ndihma u erdhi, mirëpo UEFA vendosi që ndeshja mos të zhvillohet dhe Prishtina e humbi takimin.