Paris Saint Germain ka fituar garën për supertalentin francez Bradley Barcola (2002) duke e transferuar atë nga Lyoni.
Parisienët kanë shpenzuar 45 milionë euro për transferimin e anësorit të talentuar në Parc de Princes.
Nga ana tjetër Barcola ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Parisin dhe do të jetë pjesë e tyre deri në 30 qershor të vitit 2028.
Anësori i talentuar është shprehur shumë i lumtur me hapin e bërë në karrierën e tij.
“Jam shumë i lumtur. Është krenari të bashkohem me një klub kaq të madh. Është një klub me shumë ambicie, që luan kompeticione të mëdha, dua të jap gjithçka”, – deklaroi sulmuesi francez.
20-vjeçari ka dalë nga Akademia e Lyon derisa edicionin e kaluar ishte më i miri te kjo skuadër në Ligue 1.