Pasi sezoni në Ligue 1 u mbyll zyrtarisht nga Qeveria Franceze, PSG-së tashmë janë zyrtarisht kampion, por klubet do të humbasin 243 milion euro nga të drejtat televizive.
Njoftimi ka ardhur zyrtarisht nga Ligue 1, ku është marrë vendim që titulli i kampionit për sezonin 2019-20 shkon te Paris Saint-Germain, ku janë 12 pikë para të tjerëve.
Ky është titulli i tretë radhazi në Ligue 1.
Klubet si Toulouse dhe Amiens, do të bien nga kategoria, ndërsa Lorient dhe Lens do të ngjiten.
Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, L’Equipe shkruan se BeIN Sports dhe Canal + po refuzojnë të paguajnë këstin përfundimtar prej 243 milionë euro për të drejtave të TV për klubet Ligue 1 sepse ndeshjet janë anuluar.
“Ne duam që këtë titull të Ligue 1 t’ia dedikojmë stafit shëndetësorë dhe heronjve të përditshëm të vijës së parë të frontit, përkushtimi dhe sakrifica e të cilëve gjatë javëve të tëra ka merituar admirimin tonë të thellë”.
“Ne kuptojmë, respektojmë dhe përkrahim vendimin e qeverisë së vendit për të përfunduar kampionatin. Shëndeti, ashtu si është thënë çdo herë, duhet të jetë prioritet i secilit”.
“Dua të falënderojë lojtarët, trajnerin, stafin teknik dhe mjekësor si dhe punëtorët e klubit për punën e jashtëzakonshme. Ky trofe është shpërblim për punën e madhe të tyre. Në këtë kohë të vështirë, shpresoj që ky trofe do të sjellë pak gëzim dhe shpresë te tifozët tanë”, ka thënë Nasser Al-Khelafi ,presidenti i Paris Saint-Germainit.
PSG fitoi titujt edhe në vitet 1985/86, 1993/94, 2012/13, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19.
Ata barazohen me Marsillen sa i përket numrit të titujve, nërsa ata kanë akoma një titull më pak se Saint-Etienne që kanë 10.