Red Bull Salzburg ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit norvegjez Erling Haaland që iu bashkua ekipit gjerman Borussia Dortmund.

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kosova, Mërgim Berisha (1998) i cili është rikthyer në klub pas huazimit te Altach.

21-vjeçari ka bërë një gjysmësezon shumë të mirë duke shënuar 7 gola17 ndeshje të Bundesligës, ndërsa ka realizuar edhe 2 gola në Kupën e Austrisë.

Berisha ka dalë nga akademia e klubit austriak, derisa ka pasur disa herë huazime nëpër skuadra si Liefering, Altach, Lask Linz e Magderburg.

Mërgim Berisha kthehet nga huazimi i tij te SCR Altach dhe tani po forcon repartin tonë sulmues. Mirësevjen, Mërgim”, thuhej në njoftimin e kampionëve të Austrisë.