Real Betis Balompié dhe Club Athletico Paranaense kanë arritur marrëveshje për transferimin e Abner Vinicius (2000) në klubin bardheblu për 5 milionë euro.

Mbrojtësi i majtë brazilian nënshkruan me Real Betis deri në 30 qershor 2029.

Abner Vinicius da Silva Santos ( i lindur në Presidente Prudente, Sao Paolo, Brazil, 2000) e filloi karrierën e tij në Ponte Preta dhe më pas iu bashkua Athletico Paranaense në 2019.

Atje, ai luajti 152 ndeshje zyrtare, shënoi 5 gola dhe dha 18 asistime.

Me ish-klubin e tij, Abner fitoi Copa Sudamericana dhe medaljen e artë olimpike me Brazilin në Tokio 2021.