Francezi Hatem Ben Arfa (1987) është transferuar te Real Valladolid. Skuadra spanjolle ka prezantuar mesfushorin francez që deri më tani ishte pa skuadër.

Rennes e kishte në pronësi lojtarin, por që vendosi t’i shkëpuste kontratën.
Kështu, Ronaldo Nazario, që është njëherësh pronar i klubit në 51 për qind të aksioneve, e transferoi 32-vjeçarin.

Ben Arfa ka nënshkruar kontratë me Valladolidin deri në fund të sezonit, por nëse shfaq formë të mirë, mund të vazhdohet kontrata.