Rennes ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Juventusin për huazimin njëvjeçar të mbrojtësit Daniele Rugani (1994) për 1.5 milionë euro.
“Mbrojtësi qendror italian Daniele Rugani, 26 vjeç, bashkohet me Stade Rennais. Mbrojtësi vjen në huazim për një sezon nga Juventus FC”, thuhet në njoftimin e klubit francez.