Roma ka prezantuar edhe goditjen e dytë brenda ditës së sotme, duke transferuar mesfushorin portugez Renato Sanches (1997).

Pas Leandro Paredesit edhe Renato Sanches i bashkohet Giallorosëve nga gjiganti francez Paris Saint Germain.

Roma e ka marrë Sanchesin si huazim për 1 milionë euro me drejtë blerje për 15 milionë euro të tjera në fund të sezonit që bëhen të detyrueshme nëse portugezi luan 60% të ndeshjeve.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubi të madh.
Projekti i Romës më fitoi vërtet dhe mendoj se të luaj këtu është zgjidhja e duhur për mua.   Është shumë e rëndësishme që çdo lojtar të ndiejë mbështetjen e tifozëve. Për mua në ditën time të parë, ndikimi që ndjeva më ndihmoi të kuptoj se sa shumë e duan këta tifozë ekipin dhe kjo vetëm mund të më shtyjë përpara për të dhënë gjithçka për të arritur suksesin këtu”,  – u shpreh mesfushori portugez.

25-vjeçari mund të bëhet lojtar i përhershëm i Romës edhe para fundit të sezonit nëse zhvillon 60% të ndeshjeve, atëherë aktivizohet klauzola për blerjen përfundimtare të tij.