Me një marrëveshje deri në Qershor 2022 mesfushori Adrien Silva është një lojtar i ri i Sampdorias. Futbollisti i përfaqësueses portugeze ka ardhur si transferim i lirë nga Leicester City.

Presidenti Massimo Ferrero dhe UC Sampdoria njoftojnë se ata kanë fituar përfundimisht nga Leicester City FC të drejtat për shfaqjet sportive të futbollistit Adrien Sébastien Perruchet Silva (i lindur në Angoulême, Francë, më 15 Mars 1989). Mesfushori ka nënshkruar një kontratë ekonomike deri më 30 qershor 2022.”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.