Mesfushori Nedim Bajrami (199) do të vazhdojë karrierën te Sassuolo, si huazim me detyrim blerjeje nga Empoli.

Mesfushori sulmues i lindur në Zvicër por që luaj për Shqipërinë, luajti te Empoli për tri vite e gjysmë, ku zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 12 gola.

“Nedim Bajrami (i lindur në ’99, mesfushor): vjen në formë huazimi me detyrim blerje nga Empoli FC”, ka shkruar shkurt Sassuolo në faqen zyrtare.

 

Bajrami karrierën e ka nisur te Grasshoppers ku luajti deri në vitin 2020 për të kaluar në Itali.

Ai është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku ka zhvilluar 10 ndeshje deri më tani.

Shqiptari do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi që e kishte pikërisht tek Empoli vite më parë dhe tregoi formë të lartë.