Patrik Schick (1996) e ka mbyllur transferimin e tij nga Roma te Bayer Leverkusen për 26.5 milionë euro plus 10% të çdo shitje në të ardhmen.

Sulmuesi çek e kaloi sezonin e kaluar në huazim në RB Leipzig, por ata nuk e aktivizuan opsionin e tyre për të blerë çekun.

Ai u prezantua sot nga klubi gjerman.

“Klubi mund të konfirmojë që sulmuesi Patrik Schick ka përfunduar sot një lëvizje të përhershme në klubin gjerman Bayer Leverkusen. Reprezentuesi i Republikës Çeke bashkohet me Leverkusen për një tarifë fillestare prej 26.5 milionë euro. Si pjesë e marrëveshjes, Roma do të ruajë të drejtën për 10% të fitimit nga çdo shitje në të ardhshme e lojtarit”, thuhet një njoftim.