Seria A do të luhet me dyer të mbyllura deri në 3 Prill. Kjo përcaktohet me dekretin e ri të Presidentit të Këshillit të Ministrave, i cili në nenin 4 paragrafi 1 thotë: “Dispozitat e këtij dekreti kanë efektin e tyre që nga data e botimit në Fletoren Zyrtare të Republikës Italiane dhe janë efektive, duke iu nënshtruar dispozitave të ndryshme të përfshira në masat individuale, deri më 3 prill 2020”.