Sevilla ka transferuar mesfushorin Ryan Johansson (2001) nga Bayern Munchen.

19-vjeçari nga Luksembrgu ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Sevillën, derisa lojtari e ka quajtur si një ëndërr e bërë realitet kalimin në Spanjë.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shpresoj ta shpaguajë besimin që më ka dhënë klubi dhe presidenti. Mendoj se Sevilla është një klub perfekt për mua dhe në këtë pikë të karrierës, në mënyrë që të zhvillohem më shumë”, ka deklaruar Johansson.