Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit është shtyrë për shkak të koronavirusit.
Kjo ndeshje ishte caktuar për të mërkurën në orën 21:00, pasi ndeshja e parë në San Siro kishte mbaruar barazim 1:1.
Fillimisht ishte vendosur që ndeshja të luhej pa tifozë, e pastaj vendimi ndryshoi dhe u tha se tifozët do të lejoheshin në stadium, përjashtuar ata që vijnë nga zonat më të prekura nga sëmundja e përhapur me shpejtësi në Itali, si Lombardi, Emilia-Romagna dhe Veneto.
Ky vendim ishte marrë të dielën mbrëma, por sot planet ndryshuan përsëri.
Tani është vendosur që ndeshja të shtyhet për një datë të papërcaktuar.
Vendimi u mor pak orë pasi autobusi me lojtarët e Milanit mbërriti në Torino.