Ish-sulmuesi legjendar i Francës, Thierry Henry (1977), ka marrë detyrën e tij të radhës si trajner me Les Bleus.
Henry do të shërbejë si trajner i ekipit francez U-21 deri në vitin 2025, sipas Federatës Franceze të Futbollit.
Legjenda e Arsenalit do të punojë me ekipin përpara Lojërave Olimpike në Paris verën e ardhshme.
“Thierry Henry është emëruar si trajneri i ri i Francës U21, deri në vitin 2025.
Ish-përfaqësuesi francez do të udhëheqë Les Bleuets gjatë fushatës së ardhshme kualifikuese për Euro 2025 U21, si dhe Lojërat Olimpike në Paris në 2024”, – thuhet në njoftim.
Ai zëvendëson Sylvain Ripoll, i cili humbi punën e tij pas eliminimit të hershëm të kombëtares në Euro U-21 këtë verë.
Henry ka punuar në Monaco në Ligue 1 dhe Montreal në MLS, ndërsa ai ishte një asistent i Robert Martinezit për një kohë të gjatë te Belgjika.
Futbollisti i madh do të debutojë me të rinjtë e Les Bleus më 7 shtator kundër Danimarkës.