Klubi i futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Valentino Lazaro (1996) nga Football Club Internazionale Milano për 4 milionë euro.
Lazaro ka lindur në Graz të Austrisë, më 24 mars 1996. Përsa i përket futbollit, ai u rrit në Grazer AK dhe më pas në Salzburg me të cilin bëri debutimin e tij, në moshën 16 vjeçare, në kampionatin austriak në sezonin 2012-2013.
Pas një periudhe të shkurtër në Liefering, në formë huazimi, ai u kthye në Salzburg duke luajtur deri në vitin 2017, me 120 paraqitje dhe 15 gola, mes ligës dhe kupave.
Pas dy vitesh në Gjermani, te Herta Berlin, në vitin 2019 ai u ble nga Interi. Më pas ai veshi fanellat e Newcastle, Borussia Monchengladbach dhe Benfica.
Në sezonin e fundit, te Toro, 25 paraqitje dhe 4 asistime mes Serie A dhe Coppa Italia. Për Lazaron edhe 36 paraqitje dhe 3 gola me kombëtaren austriake.