Didier Deschamps nuk ndalet. Pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë ndjekur njëri-tjetrin gjatë javëve, trajneri do të qëndrojë në krye të Francës. Një zgjedhje e ndërgjegjshme që vjen nga të dyja palët, pas Kupës së Botës në Katar, ku “Les Bleus” arritën në finale dhe humbën me penallti kundër Argjentinës së Lionel Messit.
Këtë vit, Deschamps do të festojë 10 vite që nga emërimi i tij në stolin e “gjelave” (më 2012), në fund të Kampionatit Evropian dhe përvojës së tij me Marseille. Ish-trajneri i Juventusit do të ketë ende pak kohë për të shtuar tituj të rinj në “palmaresin” e tij dhe të kombëtares franceze.
“I emëruar më 9 korrik 2012 nga Noël Le Graët, Didier Deschamps krenohet me një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares francize me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje; me 279 gola të shënuar kundrejt 119 të pësuar”, – thuhet në deklaratën që bën me dije rinovimin.
Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës të paktën deri në vitin 2026, siç është komunikuar zyrtarisht nga Federata Franceze e Futbollit. Largohen, të paktën për momentin, thashethemet që e panë atë pranë një klubi, një eksperiencë e munguar siç përmendet prej 10 vitesh.
Ai do të vazhdojë të udhëheqë kombëtaren franceze në Kampionatin Evropian 2024 dhe nëse respekton kontratën, në Kupën e Botës 2026. Kjo do të jetë Kupa e katërt e Botës për të si trajner, pas 2014, 2018 dhe 2022.
Sipas mediave franceze ai do të ketë një rritje page në krahasim me kontratën e vjetër. Ai do të përfitojë 3 milionë euro si bazë fikse plus bonuse të tjera deri në 1 milion euro në vit (kontrata e kaluar ishte 2.5 mln euro fikse plus bonuse në vit).