Aston Villa ka marë sulmuesin Bertrand Traore nga Lyon për një tarifë prej 17 milion stërlinash (20 milionë euro)
Ish-sulmuesi i Chelseas nënshkroi një kontratë katër-vjeçare pasi kaloi testet mjekësore më parë gjatë javës.
Vonesat e lejes së punës e vendosën marrëveshjen prapa dy ditësh, por, të Shtunën, Villa konfirmoi marrëveshjen.
Dean Smith i tha faqes në internet të klubit: “Ne jemi të kënaqur që Bertrand ka zgjedhur të vijë në Villa. Ai është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm që me të vërtetë do të përmirësojë mundësitë tona sulmuese.”
Përfaqësuesi i Burkina Fasos, Traore, u transferua për herë të parë në Angli si adoleshent për t’u bashkuar me akademinë e Chelsea.
Pas një periudhe huazimi te Vitesse dhe Ajax ai pati një transferim të përhershëm te Lyon.
Traore luajti 126 herë për ekipin e Ligue 1, duke shënuar 33 gola.
Dhe ish-futbollisti i Blues pranoi lëvizjen në Villa Park pasi u bind nga ndihmës trajneri John Terry.