Mbrojtësi i djathtë kroat Josip Juranovic (1995) ka përfunduar transferimin e e tij te skuadra e Bundesligës Union Berlin nga akuadra skoceze Celtic për tarifën prej 8.5 milionë euro.

Ai nënshkroi një marrëveshje deri më 30 qershor 2027 me skuadrën gjermane dhe do të veshë fanellën me numrin 18.

E ardhmja e mbrojtësit ndërkombëtar kroat u bë objekt spekulimesh intensive pasi ai shkoi në Kupën e Botës të Katarit me vendin e tij dhe bëri përshtypje pasi i ndihmoi ata të përfundonin me medaljen e bronztë. Juranoviç ishte lidhur me klube të ndryshme duke përfshirë Barcelonën, Chelsean dhe skuadrat italiane Monza dhe Torino, por ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën që aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Bundesligë.

Pasi nënshkroi kontratën, Juranoviç tha:

“Transferimi në Union përmbush ëndrrën time për të qenë në gjendje të luaj në një nga ligat më të mira të futbollit në botë. Bundesliga është intensive dhe e fuqishme, gjë që i përshtatet lojës time. Mezi pres të luaj para tifozëve në Alte Forsterei. Në Berlin dua të përmirësohem edhe më shumë dhe të bëj hapin tjetër në karrierën time”.