Valencia ka arritur marrëveshje me Romën për Alessandro Florenzin (1991) që vjen si huazim deri më 30 qershor 2020.

Klubi spanjoll përmes rrjeteve të tij sociale ka njoftuar për ardhjen e italianit me një video ku shfaqet sikurse në serialin e famshëm spanjoll “La Casa de Papel” .

Florenzi me një buzëqeshje të madhe është parë në prezantimin e tij në rrjetet sociale, i veshur me kostumin klasik të kuq që i dallon protagonistët e këtij serialit.

“Arrita. Forza Valencia!”, ka thënë Florenzzi, pasi e largoi maskën.