Fortuna Dusseldorf njoftuar nënshkrimin me mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. Ai është transferuar nga Lazio te klubi gjerman si huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje.
Është vetë Fortuna Dusseldorf që ka njoftuar transferimin e Berishës me anë të rrjeteve sociale.
“Fortuna Dusseldorf ka nënshkruar me mesfushorin Valon Berisha. 26-vjeçari vjen si huazim nga klubi italian Lazio deri në fund të sezonit. Të dy klubet kanë rënë dakord për një mundësi blerjeje”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë. Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortunan, kam një ndjenjë tejet të mirë. Pas kësaj, me të vërtetë doja të shkoja te Fortuna”, ka deklaruar Berisha pas transferimit te Dusseldorfi.