Borussia Dortmund ka lënë që sulmuesi Paco Alcacer (1993) të largohet për te Villarreal pasi ai ka humbur vendin e titullarit te verdhezinjtë.

Vetë klubi i Villarrealit njoftoi ardhjen e spanjollit Alcacer të enjten, me ish sulmuesin e Barcelonës që nënshkroi një marrëveshje për pesë vite e gjysmë dhe raportohet se tarifa e transferimit është 23 milion euro.

26-vjeçari ndërkombëtar i Spanjës pati një sezon të parë mahnitës me Dortmundin pasi u bashkua në një huazim nga Barcelona në verën e vitit 2018, duke shënuar 18 gola në 26 paraqitjet e Bundesligës.