Trajneri kilian Manuel Pellegrini (1953) është shkarkuar mbrëmë nga detyra e tij te skuadra angleze, West Ham United.

West Ham është mposhtur dje (e shtunë) në shtëpi nga Leicester City me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Ligën Premier.

Kjo humbje ka bërë që klubi londinez të vendos përfundimisht për shkarkimin e trajnerit kilian.

West Ham është duke bërë shpenzime të mëdha në vitet e fundit, por momentalisht gjendet në vendin e 17-të në tabelë me vetëm një pikë larg zonës së mbijetesës.

Është vet klubi londinez që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të faqeve të tyre zyrtare.

West Ham United mund të konfirmojë që Manuel Pellegrini largohet nga klubi me efekt të menjëhershëm. Drejtuesit David Sullivan dhe David Gold, së bashku me bordin dhe të gjithë në klub do të dëshironin falënderonin Manuelin për shërbimin e tij gjatë 18 muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.