Dy muaj pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, 32 skuadrat e mbetura fillojnë rrugëtimin e tyre drejt finales së madhe të edicionit të 49-të të Europa League-s (ish UEFA Cup). Bëhet fjalë për fazën më të bukur të këtij aktiviteti, pra për përballjet e mëdha me eliminim të drejtpërdrejtë. Në edicionin e sivjetshëm janë plot 18 shtete të ndryshme që janë të përfaqësuar në sfidat e “knock out”-it.
Ja ndeshjet e sotme:
Ora 18:55
- CFR Cluj-Sevilla
- Club Brugge KV-Manchester Utd
- Eintracht Frankfurt-Salzburg
- FC Copenhagen-Celtic
- Getafe-Ajax
- Ludogorets-Inter
- Shakhtar Donetsk-Benfica
- Sporting-Basaksehir
Ora 21:00
- APOEL-Basel
- AS Roma-Gent
- AZ Alkmaar-LASK
- Bayer Leverkusen-FC Porto
- Olympiacos Piraeus-Arsenal
- Rangers-Braga
- Wolfsburg-Malmo FF
- Wolves-Espanyol