Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic, ndeshje kjo në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Pjesa e parë ishte mjaft e pasur në aspektin e rasteve për gol, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të kaluar në avantazh.

Thelo Aasgaard (3’) i vendasve shpërdoroi një mundësi të artë shënimi për të kaluar ekipin e tij në avantazh dhe Onana bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Manchester United kaloi në avantazh përmes Diogo Dalot (22’) i cili shfrytëzoi asistimin e Marcus Rashford për të shënuar për 1-0 në cepin e djathtë të portierit.

“Djajtë e Kuq” patën mundësinë që pjesën e parë ta mbyllin me avantazh edhe më të thellë por e goditën shtyllën në tri raste.

Golin që i dha fund përfundimisht shpresave të vendasve e shënoi Bruno Fernandes (74’) duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Deri në fund të takimit ani pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për gol, ata nuk u treguan të saktë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të United.

Të besuarit e Ten Hag tani do të presin fituesin e duelit Newport County/Eastleigh për raundin 1/16 të finaleve të FA Cup.