Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Atalantas me rezultat 3-1 në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Fillimi i ndeshjes i takoi italianëve që ushtronin presion të thellë në fushën e mbretërve, duke krijuar edhe disa raste.
Gjithsesi goli i parë erdhi kur Luka Modric 34’ mori një top dhe u fut në zonë, duke asistuar te Karim Benzema që shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë Vinicius Junior që është prej më të mirëve në fushë, krijoi një rast shumë të mirë për Real Madridin në minutën e 53-të, kur mori një top nga e majta, u fut në zonë, duke kaluar tre lojtarë italianë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Ishte pikërisht Vinicius ai që fitoi penallti në minutën e 57-të, duke u futur bukur në zonë ku u pengua nga Rafaele Toloi.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Ramos për 2-0, duke shuar shpresat e italianëve.
Atalanta golin e nderit e shënoi në minutën e 83-të, kur Luis Muriel me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit shënoi për 2-1.
Por gëzimi nuk zgjati shumë dhe Marco Asensio shënoi për 3-1, që ishte edhe rezultati final i këtij takimi.
Real Madridi kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4