Manchester City ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Reali Madridin me rezultat të ngushtë 2-1.
Ndeshja nisi për mrekulli për vendasit që shënuan vetëm pas 10 minutave lojë një gabim i Raphael Varanes bëri që Gabriel Jesus ta fitoi topin dhe të pasojë për Raheem Sterling që shënoi nga afërsia për 1-0.
Menjëherë pas golit të pësuar, Reali u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit.
Këtë gjë e arritën në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të mirë Rodrygo asistoi për Benzeman që shënoi me kokë për 1-1.
Në pjesën e dytë Raheem Sterling, Ilkay Gundogan dhe Kevin de Bruyne rrezikuan për vendasit, por pa sukses.
Në minutën e 68-të, vendasit iu falën përsëri mbrojtësit Raphael Varane që bëri një tjetër gabim, ku në tentim për ta rikthyer topin te portieri Courtois përfitoi Gabriel Jesus që shënoi me lehtësi për 2-1 duke fiksuar kalimin në çerekfinale për anglezët do të përballen me klubin francez Olympique Lyon që shkaktoi befasi të madhe duke eliminuar Juventusin.