Chelsea ka arritur të shënoj fitore të pastër 2-0 ndaj Atletico Madridit në Stamford Bridges dhe kalon në çerekfinale me rezultatin total 3-0.

Mysafirët e nisën vrullshëm takimin duke krijuar disa raste shënimi me Llorenten, Suarez, Joao Felix e Carrasco, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Në minutën e 34-të vendasit arritën të shënonin golin e epërsisë pas një kundërzbritje të shpejtë.

Timo Werner asistoi bukur te marokeni Hakim Ziyech i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Timo Werner lëshoi një rast të artë shënimi, kur goditja e tij u prit për mrekulli nga Jan Oblak.

Chelsea krijoi më shumë raste shënimi në pjesën e dytë, megjithatë nuk arriti të shënonte më gola deri në minutën e fundit.

Ishte mintua e 94-të e ndeshjes, kur i inkuadruari në lojë, Emerson Palmieri realizoi për rezultatin përfundimtar.

Kësisoj ndeshja u mbyll me fitoren e Chelseat 2-0, fitore që i dërgon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve, ku ndeshjen e parë londinezët e fituan me rezultat minimal 0-1 falë golit nga Olivier Giroud.