Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Interit pas penalltive me rezultat 3-2, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 2-1, ndërsa ndeshjes së parë e kishin fituar italianët me rezultat 1-0 (2-2).

 

Los Colchoneros kishin dominimin në lojë në minutat e para, duke rrezikuar portën me Samuel Linon. Interi u kundërpërgjigj me Denzel Dumfries, por në dy raste holandezi dështoi.

Zikaltërit kaluan të parët në epërsi, kur zhvillohej minuta e 33-të, me Nicolo Barella që asistoi te Federico Dimarco që ishte i saktë për 1-0.

Por pas dy minutash, Atletico Madridi arriti të barazojë rezultatin me anë të Antoine Griezmann për 1-1.

Pjesa e dytë sikurse e para, solli raste nga të dyja palët, ku Griezmann dhe Marcus Thuram kishin raste të mira për të kaluar skuadrat e tyre në epërsi.

Kur pritej që Interi të kalonte në çerekfinale, në skenë doli Memphis Depay që fillimisht goditi shtyllën, pastaj në aksionin e radhës shënoi për 2-1.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Edhe dy herë nga 15 minuta ishin të bukura, me aksione nga të dyja palët.

Në minutën e 97-të, Memphis Depay, rrezikoi por Yann Sommer kësaj radhe ishte në vend. Pas një minute, ishte Lautaro Martinez, që mund të kalonte Interin në epërsi, por që as ky nuk ishte i saktë.

Pas vazhdimeve, skuadra shkuan në penallti, ku më të mirë dolën Atletico Madridi të cilët fituan me rezultat 4-3.