Borussia Dortmundi ka kaluar në çerekfinale të Ligë së Kampionëve, pasi eliminoi PSV Eindhovenin me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Pas vetëm tre minutash lojë, verdhezinjtë kaluan në epërsi me golin e Jadon Sanchos, që u asistua nga Julian Brandt.

Brandt dhe Donyell Malen lëshuan raste të mira për gol, duke mos arritur të shënonin nga afërsia në minutën e 16-të dhe 17-të.

Malen për më shumë vazhdoi të lëshonte raste të sigurta për gol, duke humbur tri raste të arta.

Në 45 minutat e dytë, PSV filloi të merrte nën kontroll lojën, duke rrezikuar me anë të Hirving Lozano dhe Jordan Teze, mirëpo Gregor Kobel ishte në vend.

Niclas Fullkrug (77’) mendoi se kishte shënuar golin e dytë për Dortmundin, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Por, Marcus Reus e vulosi kalimin tutje të skuadrës gjermane, kur shënoi për 2-0 në minutën e 90+5-të.

Skuadra gjermane arriti ta mbante këtë epërsi minimale nga ndeshja e dytë, për të kaluar në çerekfinale, ndërsa të premten do të mësojnë emrin e kundërshtarit.