Ndeshja e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur në barazim (1-1).

Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, goli i parë erdhi në minutën e 30-të, kur Napoli organizoi një aksion të bukur me Pietor Zielinskin, i cili bëri disa metra dhe lëvizje, duke pasuar pasoi te Dries Mertens, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Italianët kanë mundur ta shtojnë epërsinë në pjesën e parë, sikur Konstantinos Manolas, të ishte më i saktë por me atë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Më të filluar pjesa e dytë Barcelona ka arritur të barazojë. Në minutën e 57-të, në aksion i bukur i Barcelonës me disa pasime, ku topi kaloi në të djathtë te Semedo, që pasoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me një goditje të saktë barazoi shifrat (1-1).

Pas disa minutash Napoli kishte rast të kthente epërsinë, por goditjen e Lorenzo Insignes e priti Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona në minutat e fundit rrezikoi me Samuel Umtitin, pas harkimit të Messit, por edhe ky nuk kishte sukses.

Në fundin e ndeshje Arturo Vidal u ndëshkua dy herë me karton të verdhë për tu përjashtuar nga loja. Kiliani dhe Sergio Busquets do të mungojnë në ndeshjen e kthimit.