PSG ka shënuar fitore me rezultat 2-0 duke eliminuar Borussia Dortmundin nga Liga e Kampionëve.

Francezët që kishin pësuar humbje me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë, e filluan mirë dhe rrezikuan që në fillim, duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Neymar 28’ dhe Juan Bernat 45’ ishin ata që i shënuan golat. Pikërisht ky i fundit ishte lojtar i ndeshjes, pak më mirë se Neymari.

Edhe Angel Di Maria luajti mjaft mirë ndërsa lojtari më i dobët i ndeshjes ishte ishte Emre Can që mori dhe një karton të kuq në 89’.