Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Romës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Edin Dzeko gjeti golin që në start për të kaluar në epërsi Interi për 1-0.

Në minutën e 6-të ishte sërish Interi që rrezikoi me Nico Barellan që goditi shtyllën.

Minutat e mbetur të kësaj pjesëlojë edhe pse sollën emocion, nuk sollën raste.

Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë, shumë e luftuar, por rasti i parë erdhi në minutën e 68-të.

Ishte Alexis Sanchez që shënoi një super gol me një goditje të bukur nga 20 metra.

Edhe pse skuadrat tentuan për më shumë nuk arritën të prodhonin diçka për tu veçuar.

Me këtë fitore Interi kalon nga gjysmëfinale, ku pret fituesin nga ndeshja Milan – Lazio.