Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Fiorentina me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Coppa Italia, duke kaluar tutje në çerekfinale, ndërsa fitorja erdhi vetëm në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll baras 1-1.

Ekipi i Antonio Contes, edhe pse me shumë ndryshime në formacion ka arritur të marrë në fund një fitore të vuajtur në Artemio Franchi dhe të kalojë në fazën tjetër.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Interit, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të dhe ishte Arturo Vidal, i cili shënoi nga penalltia për 0-1.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Interi që luajti më mirë dhe prodhoi më shumë, por vendasit gjeten golin të parët dhe vështirësuan gjërat.

Interi pati rast ideal me Lautaro Martinez (47’), por argjentinasi goditi jashtë i vetëm përball portierit, ndërsa Fiorentina arriti të barazojë me anë të Cristian Kouame (57’), i cili shënoi një supergol për 1-1.

Pas golit të barazimit, zikaltrit bënë disa ndryshime dhe u lëshuan në sulm duke rrezikuar me Achraf Hakimi (74’, 86’) dhe Alexis Sanchez (80’), por pa pasur sukses.

Në fund, të dy skuadrat u desh të pajtohen me rezultat 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa fituesi u zbulua vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, Interi pati diçka më shumë, por pa arritur ta gjej golin.

Goli erdhi vetëm në fundin e pjesës së dytë apo në minutën e 119-të me anë të Romelu Lukaku, i cili vulosi fitoren me një gol me kokë për 1-2.

Në çerekfinale, Nerazzurrët do të ndeshen me rivalin lokal, Milanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu