Napoli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mposhtur Empolin me rezultat 3-2.

Në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta mbrojtësi Amir Rrahmani, që për dallim prej ndeshjes së fundjavës kësaj radhe ai luajti shumë mirë.

Golat për napoletanët i shënuan Giovanni Di Lorenzo 18’, Hirving Lozano 38 dhe Andrea Petagna 77’.

Sot paraqitje të mirë kishte talenti shqiptar, Nedim Bajrami i cili luan te Empoli, i cili shënoi dy gola, fillimisht në 33’ dhe pastaj 68’.

Debutimin te Empoli e bëri edhe 18 vjeçari Kristijan Asllani.