Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Italisë.

Lecce e nisi më mirë ndeshje duke shënuar e para.

Ishte Arturo Calabresi që shënoi për 1-0 në minutën e 14-të.

Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Ai kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi në minutën e 40-të.

Golat e fitores skuadra e Jose Mourinhos i shënoi në pjesën e dytë.

Tammy Abraham shënoi super gol nga distanca për 2-1.

Ndeshjen e mbylli Eldor Shomurodov në minutën e 81-të kur shënoi për 3-1.

Roma me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin.