Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në listën e Forbes në futbollistëve më të paguar, pasi argjentinasi zgjidhi çështjen dramatike rreth të ardhmes së tij, derisa zë vendin e parë me 126 milionë dollarë, duke kaluar Ronaldon e Juventusit, i cili vjen në vendin e dytë me 117 milionë dollarë. Por, tifozët e futbollit mund edhe të befasohen se Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris Saint-Germain pozicionohet në vendin e katërt me 48 milionë dollarë.

Ai gjithashtu po fiton më shumë para se Messi e Cristiano Ronaldo kur ishin në moshën e tij. Talenti nga Bondy, një periferi e varfër Parisiene, u bë lojtari i ri më i shtrenjtë i futbollit kur Paris Saint-Germain pagoi 180 milionë euro ish-klubit të tij Monacos për nënshkrimin e tij në vitin 2017 dhe në marrëveshje thuhet se paga e tij në këtë edicion është 28 milionë dollarë. Nike dhe prodhuesi i orëve luksoze Hublot të dy e shfaqin atë në mënyrë të dukshme, dhe EA Sports e shpalli atë si lojtarin e tyre për kopertinën e FIFA 21 , duke e bërë atë një nga më të rinjtë ndonjëherë që futet në kopertinën e kësaj firme.

1# Lionel Messi, Barcelona
Fitimet totale: 126 milionë dollarë
Paga: 92 milionë dollarë | Bonuse: 34 milionë dollarë

2# Cristiano Ronaldo, Juventus
Fitimet totale: 117 milionë dollarë
Paga: 70 milionë dollarë | Bonuse: 47 milionë dollarë

3# Neymar Jr, Paris Saint-Germain
Fitimet totale: 96 milionë dollarë
Paga: 78 milionë dollarë | Bonuse: 18 milionë dollarë

4# Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain
Fitimet totale: 42 milionë dollarë
Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 14 milionë dollarë

5# Mohamed Salah, Liverpool
Fitimet totale: 37 milionë dollarë
Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 13 milionë dollarë

6# Paul Pogba, Manchester United
Fitimet totale: 34 milionë dollarë
Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 6 milionë dollarë

7# Antoine Griezmann, Barcelona
Fitimet totale: 33 milionë dollarë
Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 5 milionë dollarë.

8# Gareth Bale, Real Madrid
Fitimet totale: 29 milionë dollarë
Paga: 23 milionë dollarë | Bonuset: 6 milionë dollarë

9# Robert Lewandowski, Bayern Munchen
Fitimet totale: 28 milionë dollarë
Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 4 milionë dollarë

10# David De Gea, Manchester United
Fitimet totale: 27 milionë dollarë
Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 3 milionë dollarë.

Si janë përpiluar pagat e lojtarëve?

Për të përpiluar listën, është biseduar me klube, agjentë lojtarësh, sponsorë komercialë dhe ekspertë futbolli në ShBA dhe Evropë. Të gjitha shifrat janë konvertuar në dollarë amerikanë dhe përfshijnë pagat e futbollit për sezonin 2020-21, shpërblimet dhe bonuset.