Reperi 2 Ton në një postim ai ka bërë të ditur se ka nxjerrë këngën e tij më te, që titullohet “Veç me ty”.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur producenti Nego, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar vetë artisti.

Ndërkaq, në pjesën vizuale paraqitet protagoniste një vajzë zeshkane së cilës i shprehu ‘dashurinë’ publikisht.

Nuk i dihet ende nëse vajza është me të vërtetë e dashura e tij, apo thjesht modelja e xhirimeve të klipi.