Pas ngjarjes, kur një punonjëse e një Banke së bashku me 2 vajzat e saj janë konfirmuar me koronavirus, 22 punonjësve të kësaj Banke iu është marrë tamponi që dje, dhe është njoftuar se do të ndërpritet puna, deri në mbërritjen e përgjigjeve të analizave të këtyre punonjësve.

Sipas gazetares se Best Channel Entela Duka, 22 punonjësit e Bankës në Elbasan janë futur në karantinë pas infektimit të koleges së tyre.
Dyshohet se punonjësja është infektuar gjatë kohës së shërbimit ndaj qytetarëve në bankë.