Vendimet e gjyqtarit sportiv kanë mbërritur pas fundit të ndeshjes të zjarrtë, mes Juventusit dhe Interit, ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Juan Cuadrado u skualifikua për tre ndeshje për sherrin në fund të ndeshjes me Samir Handanovic, i cili shpëtoi me vetëm 1 ndeshje ndalim.
1 ndeshje edhe për Romelu Lukakun, i përjashtuar në fund nga Massa për kartonin e dytë të verdhë, i pari për faull ndaj Gattit dhe i dyti për ngazëllimin që u konsiderua provokues para tifozëve të Juventusit pas shënimit të penalltisë 1-1.
Gjyqtari sportiv e sanksionoi Juventusin “me detyrimin për të luajtur një ndeshje në sektorin e quajtur “Tribuna Sud”, niveli i parë, pa spektatorë” për thirrjet raciste kundër sulmuesit belg.
Klubi i Juventusit u gjobit gjithashtu me 4000 euro (hedhja e objekteve në fushë), ndërsa drejtuesi i Interit, Dario Baccin u gjobit me 20,000 euro për fyerje të arbitrit. Për Cuadrado dhe Handanovic gjithashtu një gjobë prej 10,000 euro.
Cuadrado, tashmë i paralajmëruar, do të humbasë tre ndeshje “sepse në fund të ndeshjes, pas një mosmarrëveshjeje me një lojtar të ekipit kundërshtar, ai e tërhoqi fuqishëm, duke i vendosur duart rreth qafës dhe duke e goditur me grusht në fytyrë (ky i fundit , u vu re nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale); u nda me forcë nga lojtari kundërshtar falë ndërhyrjes së disa shokëve të skuadrës“, – thuhet në motivacionet e gjyqtarit sportiv”.
Tribuna Jugore e Stadiumit, pra unaza e parë e kurbës, do të mbetet bosh për turin e radhës në shtëpi, më 23 prill kundër Napolit.