Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Evropës dh plot 24 skuadra kanë kaluar grupet, ndërsa 8 të tjera nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve i bashkohen atyre në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Shorti zhvillohet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicës, të hënën me 16 dhjetor. Shorti i drejtpërdrejtë do të fillojë në orën 13:00.

Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten me 20 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese më 27 shkurt.

Ndeshjet nisin, disa në ora 18:55 dhe disa të tjera 21:00.

VAZO E PARË:

  1. Ajax (Holandë) *
  2. Arsenal (Angli)
  3. Braga (Portugali)
  4. Basel (Zvicër)
  5. Benfica (Portugali) *
  6. Celtic (Skoci)
  7. Espanyol (Spanjë)
  8. Gent (Belgjikë)
  9. Inter (Itali) *
  10. İstanbul Başakşehir (Turqi)
  11. LASK (Austri)
  12. Malmo (Suedi)
  13. Manchester United (Angli)
  14. Porto (Portugali)
  15. Salzburg (Austri) *
  16. Sevilla (Spanjë)

VAZO E DYTË:

  1. APOEL (Qipro)
  2. AZ Alkmaar (Holandë)
  3. Bayer Leverkusen (Gjermani) *
  4. CFR Cluj (Rumani)
  5. Club Brugge (Belgjikë) *
  6. Copenhagen (Danimarkë)
  7. Eintracht Frankfurt (Gjermani)
  8. Getafe (Spanjë)
  9. Ludogorets (Bulgari)
  10. Olympiacos (Greqi) *
  11. Rangers (Soci)
  12. Roma (Itali)
  13. Shakhtar Donetsk (Ukrainë) *
  14. Sporting CP (Portugali)
  15. Wolfsburg (Gjermani)
  16. Wolverhampton  (Angli)

(skuadra që kanë një (*) janë transferuar nga Liga e Kampionëve)

Pas këtij raundi do të ketë sërish short më 28 shkurt, kur mbesin 16 ekipe. /