Hansjorg Wyss (1935), një miliarder zviceran, ka zbuluar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, i është afruar atij dhe i ka dhënë mundësinë për të paraqitur një ofertë për klubin nga Londra. Të njëjtën gjë ai e ka bërë edhe me tre blerës të tjerë të mundshëm.

Wyss jeton në SHBA dhe ka një pasur në vlerë prej 4.36 miliardë stërlinash (5.25 miliardë euro).

Telegraph Sport shkroi të martën se Abramovich do të pranojë oferta për Blutë këtë javë, me pushtimin të Ukrainës nga Rusia që çoi në komplikime rreth pronësisë së tij.

Ata kanë raportuar gjithashtu se pronari dëshiron të marrë oferta deri në fund të javës që fillon më 28 shkurt dhe ai beson se të paktën një nga palët e kontaktuara do të paraqesë një ofertë zyrtare.

“Si të gjithë oligarkët e tjerë edhe ai është në panik, Abramovich po përpiqet të shesë të gjitha vilat e tij në Angli. Ai gjithashtu dëshiron të heqë qafe Chelsean shpejt. Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsean nga Abramovich. Më duhet të pres katër deri në pesë ditë. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. E dini, Chelsea i ka borxh 2 miliardë stërlina”, – ka thënë Wyss për gazetën zvicerane Blick, duke shtuar, se nëse e blen do ta bëjë me gjashtë deri në shtatë investitorë.

Në të kaluarën, biznesmeni amerikan, Todd Boehly dhe kryetari i Ineos, Sir Jim Ratcliffe, thuhet se janë përpjekur të blejnë klubin.

Chelsea ka nxjerrë një njoftim zyrtar ku pranohet se Abramovich ka vendosur të shesë klubin.

Unë kam marrë gjithmonë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër. Unë kam marrë vendimin për të shitur klubin. Unë besoj se kjo është në interesin më të mirë të Klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit”, -thuhet në njoftimin nga faqja zyrtare e klubit londinez.