Sipas La Gazzetta dello Sport drejtuesit mund të dalin dhe të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri në janar, pavarësisht se Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Matteo Gabbia janë në dispozicion, të cilit mund t’i shtohet edhe Pierre Kalulu. Vendimi përfundimtar do të jetë i Stefano Piolit, por ndërkohë Maldini dhe Massara po shikojnë përreth për të mos u kapur të papërgatitur.
Ideja e një rikthimi për Mattia Caldara (1994) një lojtar në pronësi të Milanit që aktualisht është i huazuar te Venezia, ka filluar të rritet. Padyshim që italiani do të ishte opsioni më i lirë, por tani për tani të dy klubet po mohojnë çdo lloj përfundimi të parakohshëm të huazimit.
Emrat e tjerë janë serbi Nikola Milenkoviç (1997) i Fiorentinës, i cili mund të largohet për 15 milionë euro për shkak të një klauzole lirimi në kontratën e tij të re.
Nga ana tjetër ndiqet braziliani Luiz Felipe (1997), kontrata e të cilit me Lazion është skadon më 30 qershor 2033 dhe klubi kryeqytetas mund ta shesë lirë që mos e humbë falas pas 6 muajsh.
Qendërmbrojtësi francez i Monakos, Benoit Badiashile (2000) është një opsion, por vlerësohet shtrenjtë, rreth 30 milionë euro.
Në fund konsiderohet zviceriani Becir Omeragic (2002) i Zyrihut, i cili do të kushtonte rreth 12 milionë euro.