Një fazë e rëndësishme merkatoje për Milanin, me kuqezinjtë që po vënë bast për francezin Yacine Adli, një lojtar i datëlindjes 2000 i Bordeaux.

Një interes konkret nga ana e ekipit të AC Milan, të cilin pronari i Bordosë, Gerard Lopez nuk e fsheh në një intervistë me RMC:

Është e vërtetë që ka një interes nga ana e Milanit. Tregu përbëhet nga nisje dhe mbërritje. Ka bisedime të nisura.  Nuk është gabim të thuhet se Milani është i interesuar dhe se ata janë në një pozitë të mirë.  Ne po diskutojmë dhe do të shohim nëse ky transferim do të ndodhë apo jo në ditët në vijim ”.

Priten zhvillime të mëtejshme në këtë negociatë, e cila mund të sjellë talentin francez në Milano (vjen nga sezoni i kaluar në Bordeaux me 2 gola dhe 5 asiste në 36 paraqitje).

Kostoja e transferimit e francezit flitet se mund të jetë rreth 10 milionë euro.

Në rast të një realizimi, trajneri Stefan Pioli do të kishte alternativën shumë të dëshiruar për Brahim Diaz për mesfushorin sulmues.